“Jo çdo 40-vjeçar mund të bëhet President”/ Oerd Bylykbashi kundër Bajram Begajt: Asnjë ushtarak nuk mund të…

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme po diskutohet rreth zgjedhjes së presidentit, ku përveç anëtarëve të mazhorancës të pranishëm janë edhe anëtarët që mbështesin Berishën, ndërkohë që mbështetësit e Alibeajt kanë munguar.

Gjatë fjalës së tij, Oerd Bylykbashi është shprehur se një ushtarak nuk mund të zgjidhet në funksione te larta të shtetit e sidomos në krye të shtetit. Ai tha se për këtë arsye do të votojnë kundër zgjedhjes së Begajt në krye të shtetit.

“E gjithë dosja të ishte prezente për çdo deputet në tryezë. Na mungon një CV e detajuar për të parë eksperiencën e kandidatin për President. Duhet të shohim ekzakt për çfarë po votojnë deputetët e Shqipërisë. Për hire të solemnitetit që ka kjo seancë duhet të ishte dokumentacioni i plotë, kjo do na shërbente për të parë fakte të tjera. Një element që ngrihet është që ka qenë pjesë dhe e Ministrisë së Brendshme në një periudhë të caktuar, por kjo do dalë në një kohë të caktuar. Ajo që ka mungon është dekreti i Presidentit të Republikës, duhet ta kemi përpara. A mund ta kemi këtu para se të vijojmë?! Është i referuar, por s’mund të mjaftohemi me kaq. Më vjen keq që të konstatoj që sipas jush ne duhet t’i referohemi vetëm këtyre elementeve s’duhet të mjaftohemi më faktin se që sipas jush çdo 40 vjeçar mund të behet President. Është detyra jonë që të shohin nëse përputhen dhe elementë të tjerë të ligjit të dekriminalizimit Duhet të dimë nëse kandidatura ka momente papajtueshmërie apo pazgjidhshmërie.- deklaroi Bylykbashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT