“Kemi bërë ndeshje të mira”, Reja ironizon: Ka 10 milionë shqiptarë që dijnë të bëjnë vetëm kritika

Shqipëria luan nesër në orën 20:45 përballë Izraelit, ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur trajneri Reja.

“Ka raste që ekipi shprehet mirë dhe nuk vjen rezultati i duhur. Me eksperiencën që kam këto tre vjet them se kemi bërë shumë ndeshje të mira. Intensiteti është i lartë në këtë momente dhe lojtarët janë të lodhur. Shpresoj të bëj zgjedhjet e duhura.

E kuptoj që bëjnë kritika, si trajner mund të ketë 10 milionë shqiptarë që bëjnë kritika. Kam parë te skuadra disa faktorë të mirë. Lojtarët janë përgjigjur mirë.

Komplimente skuadrës sepse lojtarët kanë treguar përkushtim. Fundi i kampionatit, influencon shumë pjesa e kontratës. Detyra ime të gjej lojtarët që janë më të qetë dhe të motivuar. Është pjesë e punës. Ka lojtarë që e nisin me ne dhe pastaj menjëherë me klubet, pa pasur pushime. I falenderoj lojtarët që janë përgjigjur në çdo moment.

Nuk jam i shqetësuar për pjesën e motit, sepse nuk ndryshon asgjë. Ajo që dua unë të kemi dëshirën për të fituar. Dua të japim rendimentin më të mirë në fushë”, u shpreh Reja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT