Kokalari ngre flamurin amerikan majë gomones: Tani që largova Belind Këlliçin shumë shpejt vijmë në pushtet

Evi Kokalari thotë se PD shumë shpejt do të vijë në pushtet tani që sipas saj është rithemeluar.
E ardhur nga emigracioni dhe e shfaqur direkt krah Sali Berishës muajt e fundit, Kokalari tregon se ka luftuar pisllëkun në parti për të mbrojtur një qelibar si Flamur Noka.
Për të festuar këtë sukses të madh dhe për t’ja ngritur demokratëve motivin, ajo ka zgjedhur të pozojë majë gomones me një flamur amerikan në dorë.
Klani i Belind Këlliçit që janë në Këshillin Kombëtar, ka tre ditë që më sulmon në format më të shëmtuara, me shpifje mbi moralin dhe integritetin tim.
I mirëpres!!
Pislliku dhe degjenerimi juaj është arsyeja që luftova me gjithë shpirt për t’ju prerë rrugën, dhe ja arrita.
Ngushëllime!PDja ecën përpara me njerëz dinjitoz në krye.
Së shpejti në pushtet!!