Kryebashkiaku i Prishtinës: Qeveria është fajtore që “Sunny Hill” u zhvendos në Tiranë, ja sa do të përfitonte Kosova nga festivali
Kryetari i Bashkisë Prishtinë, Përparim Rama, në një konferencë për media, tha se qeveria është fajtore që festivali “Sunny Hill” u zhvendos nga Prishtina në Tiranë.
“Arsyeja pse ky festival është i zhvendosur në Tiranë është kryekëput përshkak të zvarritjes së qeverisë. Institucionet qëndrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e kuvendit komunal dhe të kryetarit të Prishtinës. Për fat të keq për çështje të tilla janë bërë përpjekje që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës në asamble. Vendime të tilla për ne janë të papranueshme, zvarritja e qeverisë është e pafalshme për dëmin që i ka bërë ekonomisë së vendit”, tha Rama.
Ndër të tjera ai tregoi se nëse “Sunny Hil” do të mbahej në Prishtinë, do të sillte deri në 15 milionë lekë përfitime për ekonominë.
“Përfitimi i qytetit është paraparë që sivjet të jetë 12 deri në 15 milionë, pra këto janë humbjet. Unë s’kam asgjë kundër Tiranës edhe atje do të shkojë por festivali është dashtë të mbahet në Prishtinë”, u shpreh kryebashkiaku Rama.