Kush është Kelmend Xhaferri i shoqëruar nga RENEA, i përfshirë në përplasjen me armë gjatë fushatës zgjedhore

Kelmend Xhaferri, i njohur si Kel Çami është mes të shoqëruarve këtë të enjte gjatë aksionit të RENEA-s në Elbasan për kapjen e Suel Çelës.

Xhaferri është përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Xhaferri u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.

“Kelmend Ymer Xhaferri ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaroi më parë Bardhi.

Mes të plagosurve ishte edhe një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.

Arbër Papleka akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve. Ai u la në qeli, ndërsa për 10 të tjerë të përfshirë në përplasje, gjykata dha masën “detyrim paraqitje”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT