LAJMI I FUNDIT/ “Vulos” KE: Ukraina dhe Moldava zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE

Këshilli i Evropës sapo ka vendosur që Ukrainës dhe Moldavisë t’u jepet statusi i vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE.

Lajmin e bën të ditur vetë presidenti i KE, Charles Michel në një postim në Twitter, ndërsa e cilëson këtë si një moment historik.

“Marrëveshje. Këshilli i Evropës sapo ka vendosur që të japë statusin e vendit kandidat në BE për Ukrainën dhe Moldavinë. Një moment historik. Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së. Urime @ZelenskyyUa dhe @sandumaiamd dhe popullit të Ukrainës dhe Moldavisë. E ardhmja jonë është së bashku.”– shkruan Michel në postimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT