“Liburn, ti do kesh tre gra”- Rama i ndan detyrat ministrit të Kosovës: Që të kemi sukses duhet…

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë ka ndarë edhe detyrët për ato çka pritet të ndodhin në mbledhjen e ardhshme.

Gjatë shkëmbimit të batutave me Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, Rama tha se ai do të jetë koordinatori për prezantimin e një masterplani për rrugët ndërkufitare për mjedisin dhe turizmin.

Sipas Ramës, për të realizuar këtë duhet edhe bashkëpunimi i disa ministrive të tjera.

“Do ishte mirë që në mbledhjen e radhës siç do bëhet sot prezantimi i Portit dhe hekurudhës të prezantohet një masteplan për rrugët ndërkufitaret, për mjedisin dhe turizmin në atë zonë. Kjo do të donte edhe përfshirjen e ministrave përkatëse të Bujqësisë. Kështu që Liburon do kesh tre gra me të cilat do bashkëpunosh dhe një koleg nga qeveria e Kosovës. Kështu që bëheni 5, por ti do jesh koordinatori që të kemi sukses në këtë punë”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT