Lufta/ Fieri dërgon ndihma në Ukrainë, mbërrijnë në Kharkiv 20 ton perime

Ka mbërritur ditën e sotme në rajonin e Kharkivit në Ukrainë, ndihma humanitare me 20 ton perime, dërguar nga qarku i Fierit. Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë Prefekti i Qarkut te Fierit Lefter Shehaj në një postim në faqen e tij Zyrtare.

Dërgimi i ndihmës u realizua nga grumbulluesit e perimeve dhe nga disa biznese të tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit.

“Ishte pikërisht Memorandumi mbi Mirëkuptimin, Miqësinë dhe Bashkëpunimin, nënshkruar mes Prefektit të Qarkut Fier  dhe  Kryetares së Këshillit Rajonal të Kharkivit znj.Tatiana Egorova-Lutsenko, në 12  Maj 2022 që çeli siparin e një marëdhënie të veçantë mes dy rajoneve tona.
Një falënderim shumë i madh shkon për grumbulluesit e perimeve dhe subjektet e tjera që kontribuuan për të mbuluar kostot e transportit si dhe për Dhomën e Tregëtisë Fier për bashkëpunimin, për të mundësuar realizimin me sukses të kësaj ndihme humanitare .Kjo ndihmë shkon si mesazh mbështetje, nga kombi i Nënë Terezës për popullin e Ukrainës, në emër e shërbim të kauzave të lirisë e paqes”, shkruan Shehaj në Facebook.

/e.d

Back to top button
LAJMET E FUNDIT