Marrëveshje bashkëpunimi për gazin në Madrid/ Rama: Ne varemi nga humori i ‘Atij’ lart për energjinë!

Në Madrid është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjioze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit.

Rama:

Është shumë e mirë për ne dhe besoj se do jetë shumë e mirë edhe për ENAGAS. Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë për tranzicionin ekologjik. Është kënaqësi të them që jemi me energji 100% të ripërtëritshme në Shqipëri.

Vjen me dhimbje koke sepse 100% me energji të ripërtëritshme por nuk jemi të diversifikuar deri tani në burimet tona të ripërtëritshme.

Varemi nga ai lart, humori i tij, nëse nuk do të qajë është vërtet e vështirë, por tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimit të parkut të parë diellor, i pari në rajon. Po punojmë që të bëjmë diçka edhe me erën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT