Matteo Salvini: Shqipëria ka bërë hapa para, Bashkimi Europian nuk ka kurajo për integrimin!

Matteo Salvini, lideri i partisë “Lidhja” në Itali, thotë se Shqipëria po bën hapa të shpejtë përpara dhe se Bashkimit Evropian i mungon kurajo për të çuar përpara procesin integrimit me shtetet e rajonit.
“Para së gjithash mendoj se Shqipëria po bën hapa të jashtëzakonshëm përpara. Ka një ekonomi e një sistem ekomomik me një nivel të lartë rritje, e një rini që e kam zili. E një chapeau (vlerësim) Shqipërisë se si po zhvillohet vitet e fundit.
Ka një kërkesë të Shqipërisë për të qenë vend anëtar i Bashkimit Evropian që më vitin 2009 në mos gaboj. Pra kanë kaluar 13 vite e unë pyes; Në këto 13 vite si i kanë kaluar në Bruksel, jo vetëm sa i takon Shqipërisë, por dhe ndaj vendeve të tjera si Serbia e cila po bën përmirësime me hapa të rëndësishme”, i ka thënë politikani italian gazetares Alba Kepi.
I pyetur mbi vështirësinë që qendra e djathtë ka për të qeverisur në Evropë, Salvini u shpreh se kësaj force i duhet më shumë identitet për të marrë përpara hapa të rëndësishme.
“Në Parlamentin Europian, shumë shpesh partitë e qendrës së djathtë i shkojnë pas partive popullore, komuniste, jeshile, socialistëve, liberalëve e gjithë forcave të tjera të majta. Qendrës së djathtë në Europë përgjithësisht i duhet më shumë kurajo, më shumë identitet, pasi jemi të ndryshëm e kemi një ide ndryshe shoqërinë e mbi familjen.”