“Më hapni mikrofonin, s’është dyqani yt parlamenti”, Berisha “përplaset” me Nikollën: Je një provokatore e paskrupullt

Në seancën e sotme plenare ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në lidhje  me mosmiratimin e rezolutës për genocidin serb.

Ai iu drejtua Nikollës duke i thënë se po e trajton Parlamentin në mënyrë primitive dhe sipas urdhrëve të kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga debati:

Berisha: Ju po shkelni ligjin e parlamentit.Nuk ëstë sqaruar  asgjë.

Nikolla: Ju lutem mos vijoni më. Jemi konform ligjit për të pasur një rezolutë siç është kërkuar në konferencën e kryetarëve.

Berisha: Rezolutë e dorëzua dhe duhet të diksutohet brenda 3 ditësh.

Berisha: Më hapni mikofonin.Ligji përcakton qartë se cili është qëndrimi që mbahet për rezolutat. Krimet e barbarëve  serbë ka tre javë që pret. Moj zonjë parlamenti nuk është dyqani yt. Po e trajtoni parlamentin në mnyërë primitive,  po e  trajtoni sipas urdhrave të Ramës. Nuk kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve. Pse u djeg ju rezoluta e genocidit serb. Ti je një provokatore e paskrupullt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT