“Më jep ujë”/ Gazetarja jep detaje nga momentet e fundit, cfarë tha para se të ndërronte jetë Aleksandër Sadikaj

Për mediat janë bërë mbrëmjen e sotme publike detaje të reaj nga ekzekutimi i 27-vjeçarit Aleksanër Sadikaj.
Sipas gazetarëve Sadikaj ka kërkuar ndihmë, por askush nuk ka mundur t’i afrohej për shkak të situatës së rëndë.
Gazetarja Klodiana Lala tha se një grua me një fëmijë janë lënduar lehtë.
“Ndër të paktat ngjarje që personalisht më kanë tronditur. Kam parë ngjarje të rënda për shkak të këtij profesioni. Kam një video të asaj ngjarjeje që është shumë e rëndë, jo vetëm për familjarët, por edhe qytetarët, por që nuk mund të publikohet.
Një njeri që përpëlitet për ndihmë në grahmat e fundit të jetës për ndihmë dhe që askush nuk mundte t’i afrohej. Aty ka qenë dëshmitar dhe një nënë me fëmijë, e cila ka mbetur e lënduar lehtë nga kjo ngjarje.
E kam lexuar dëshminë e një personi që e ka shoqëruar në spital, prokurori e ka pyetur nëse i ka thënë gjë, ai i kishte thënë se Aleksandri i ka kërkuar vetëm ujë. Personi që e ka shoqëruar është gjetur duke qarë në derën e spitalit”, tha Lala.