“Me Kajmakët, gjizë e gjalpë”/ Tabaku e Rama përplasen ashpër në Kuvend: Kaloi nga domatet te…

Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga një debat i ashpër mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD, Jorida Tabaku.

Pasi Tabaku foli në lidhje me ekonominë dhe punësimin në vend, kryeministri Rama e akuzoi se po gënjente në lidhje me shifrat që ajo përmendi. Tabaku tha se është ironike të dëgjosh nga të korruptuarit të flasin për luftën kundër korrupsionit.

“Ka një thënie të mençur për të përkufizuar hipokrizinë, Ti je ajo që bën dhe ajo çka thua që do bësh. E nisëm javën me konferencën e antikorrupsionit. E dinit kush konkurronte atje. Dosja e inceneratorit, 334, 339. Këto që e kanë ngritur Shqipërinë në piedestalin e luftës së korrupsionit, me gjithë heronjtë e tij që pak nga pak kjo Shqipëri po zbrazet. Çfarë ironie ishte që të dëgjojë nga skuadra e korrupsionit fjalimet antikorrupsion. Kemi dy ministra pas hekurave dhe deputetë, por prape kthehet te ato 430 mln eurot. Ato do i ngelen gjithë jetën. S’do ndaloj ta përmend këtë. Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi që jemi në një situatë jo të mirë. Po të isha në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, por ndoshta në politikë mendojmë ndryshe, për ta përdorur dobësinë e tjetrit e për të bërë politikën e ditës. Politikën e ditës në fakt duhet ta bësh me ato që ke marrë mbi supe, me Kajmakët, me gjizën e gjalpin e radhës.”,- tha Tabaku

Nga ana tjetër kryeministri Rama deklaroi se Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizimi, ndërsa nuk la pa ironizuar dhe Sali Berishën.

“E kam për procedurë, sepse Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizimi dhe ishte një kapërcim nga tema. Kapërcim shumë i madh nga tema, megjithatë dy fjalë kisha për të. Tabaku fole për një linjë telefoni antikorrupsion, ajo ka qenë linja “alo Doktor”, nuk ka qenë linjë e qeverisë sonë. Ishte një linjë “Alo Doktor”. Dhe nga ana tjetër e telefonit presupozohej që dilte Doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit. S’ka problem, përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju i përmendni ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor, që po e sjellim ne. Unë besoj që kjo është një arsye më shumë se përse shqiptarët na besojnë neve e jo juve. Këtu nuk jemi për të mishëruar përgjegjësitë kolektive. Duke qenë se ju i referoheni në mënyrë të vazhdueshme, do ju sugjeroja të mos e harronit flamurin tuaj, atë udhëheqësin e partisë, e keni të arkivuar me një vulë sipër “non-grata’ për një korrupsion madhor.”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT