“Më zhgënjeve”/ Rama batuta me Vuçiç në konferencë: Pse nuk u përgjigjesh gazetarëve serbë?

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovacevski.
Kjo konferencë është mbyllur me batuta për shkak të një gazetari serb, që u drejtoi pyetje 3 liderëve. Gazetarit i duhej të largohej nga konferenca dhe nxitoi që të bënte pyetjen që kishte.
Teksa presidenti serb iu përgjigj shumë shkurtër pyetjes, duke kërkuar mbylljen e konferencës, Rama tha se është i zhgënjyer nga Vuçiç, pasi sipas tij, nuk i përgjigjet asnjëherë një gazetari serb, por i përgjigjet një francezi.
Gazetari: Do më duhet të largohem pas të bëj pyetje sepse kam punë. S’do të doja të isha i pasjellshëm dhe të mos dëgjoja përgjigjen
Rama: Po mund të largohesh tani, ta dërgoj me Whatsapp përgjigjen.
Gazetari: Lufta ruse në Ukrainë a e ka bërë më të kompliksuar për ju të tre situatën për shkak të rritjes së nacionalizmit
Rama: Përgjigja është shumë e shkurtër jo, kjo luftë, po flas për veten, ka sjellë më shumë energji dhe bindje se kjo është gjëja e duhur për të bërë. Më ka bërë të vetëdijshëm se ajo për çfarë flisja më parë si një kërcënim teorik, nuk është i tillë. Shpresoj se edhe ata që takuam sot të mos e shohin si të tillë. Është reale dhe e vërtetë, duhet të jemi sa më afër dhe tu tregojmë të tjerëve që kjo është rruga ku duhet ecur. kaq mund të ikësh.
(Gazetari largohet, nisin të qeshurat)
Vuçiç: Na duhet ti mbijetojmë kësaj situatë dhe pastaj të bëjmë të gjitha analizat
Rama: Më zhgënjeve, nuk i përgjigjesh një gazetari serb që largohet nga salla por i përgjigjesh një francezi, kjo s’është gjë e mirë.