Media britanike zbulon planin e eleminimit të Putin/ Mund të vritet dhe do ta inskenojnë si një atak…

“Presdenti rus Vladimir Putin mund të me vritet nga disa gjeneralë rus të zemëruar”, kanë raportuar mediat britanike dhe kjo do të vijë si pasojë e menaxhimit dhe trajtimit katastrofik të luftës në Ukrainë.
Lideri rus, sikurse bëhet e ditur është i sëmurë, dhe mund të nxirret jashtë nga shërbimet e tij të sigurisë dhe vdekja e tij mund të kalojë në heshtje, thjesht si rezultat i shëndetit të tij të dobët, me një atak në zemër, raporton “The Sun”.
Më pas “The Sun” thotë se ai mund të zëvendësohet nga një udhëheqës edhe më i ashpër, i cili mund të dërgojë trupa përsëri në Kiev.
Dr Thornton, një profesor në studimet e konfliktit dhe sigurisë në King’s College në Londër, tha për “The Sun Online” se gjeneralët ushtarak rus humbasin durimin me udhëheqësin e tij dhe duan që ai të largohet.
Dr. Thornton tha se njësia e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, mund të jetë më e mira për të hequr Putinin dhe mund të lëvizë së shpejti nëse shohin se trupat janë duke humbur terren në Ukrainën lindore.
“Ata kanë inteligjencën për ta bërë këtë”, tha ai për The Sun Online. Ai tha se një grup i vogël oficerësh të lartë të sigurisë mund t’i afrohej Putinit me një ultimatum për të lënë detyrën ose të vritet.
Vdekja e tij te publiku, sipas Dr. Thornton mund të justifikohet se ai nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore.
“Do të bëjë dikë që të thotë : I gjori zoti Putin pati një atak në zemër, nga gjithë sforcimi i operacionit të tij special ushtarak dhe ne e kemi vënë në krye të tijin”, tha ai.
Rusia tani ka humbur rreth 30,000 ushtarë, ka parë mijëra tanke dhe avionë të shkatërruar dhe madje ka humbur anijen e saj në Detin e Zi Moskva.
Rreth 100 ditë nga ky konflikt dhe Rusia ende nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj kryesore ushtarake.