“Na lini të qetë!“/ Perëndimi i kërkoi të mbajë anë, reagon Serbia: Përgjigjja nuk do u pëlqejë

Serbia është një ndër të paktat vendet evropiane që nuk i është bashkuar sanksioneve t perëndimit ndaj Rusisë pas nisjes së luftës me Ukrainën dhe për këtë po përballet me një presion nga BE dhe SHBA-të.
Duke komentuar deklaratën e fundit të presidentes së Këshillit të Europës, Ursula Von Der Layer, e cila i kërkoi Beogradit zyrtarë të zgjedhë se në anën e kujt do të rreshtohet, ministri i jashtëm serb, Aleksandër Vulin deklaroi se Serbia është vetëm në anën e saj dhe shtoi se drejtohet nga i fundit lider i lirë që ka mbetur në rajonin e Ballkanit perëndimor.
“Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi. Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Europian nuk mund të mburren. Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë se integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj dhe kur t’i përmbushim të gjitha këto, ja ku është në vitin 2033 dhe ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian foli për Kievin “Një nga vendet më të korruptuara në Evropë, dhe tani i shpall ata një vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, ju mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë,” ka thënë ministri Aleksandar Vulin.