Ndarja e Shqipërisë nga RMV, Ziadin Sela: Vendim i vonuar nga Rama! Maqedonia nuk ka qenë bujare me shqiptarët

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ditën e sotme ka udhëtuar drejt Shqipërisë ku i ka dhënë lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani, i cili humbi jetën 5 ditë më parë në një spital në Gjermani.

Sela e përshkroi Nishanin si një president me kuptimin e plotë të fjalës dhe një njeri që ka bërë shumë për shqiptarët.

“President me kuptimin e plotë të fjalës, një njeri i matur. Një njeri që i ka dhënë shumë shqiptarëve. Kemi patur një komunikim të shkëlqyer  në të kaluarën edhe kur ishte president edh pas kësaj periudhe. Një njeri i qëlluar që udhëhoqi presidencëen plot dinjitet”, tha Sela.

Gjithashtu i pyetur dhe në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nëse deri në fund të muajit qershor Bullgaria nuk heq veton kundrejt Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndahet për të vazhduar e vetme me procedurat për në BE, Sela u shpreh se ky është një vendim i drejtë i kryeministrit të Shqipërisë pasi ai ka përgjegjësi ndaj popullit te tij.

Ai është shprehur se Maqedonia nuk është treguar bujare më Shqipërinë, teksa kujtoi dhe periudhën kur para disa vitesh RMV donte të ndahej nga Shqipëria për shkak të vetos të vendosur nga Holanda.

“Kryeministri i Shqipërisë ka obligime ndaj popullit shqiptar. Si e tillë kjo deklaratë e Ramës është për tu përshëndetur, është e vonuar. Unë nuk kam parë arsye pse mos ndahet deri tani nga Maqedonia drejt BE dhe prandaj mendoj se është një deklaratë e qëlluar dhe një hap i qëlluar politik që duhet të ndërmarrë kryeministri i Shqiperisë. Nëse kthehemi në të kaluarën do të shohim që Maqedonia nuk ka qenë aq bujare me Shqipërinë . Para disa vitesh kërkonin me ngulm që të ndaheshin nga Shqipëria në një kohë kur Shqipëria pati një veto nga ana e Holandës. Prandaj Rama ka përgjegjësi para popullit shqiptar dhe si e tillë Shqipëria duhet bërë sa më parë pjesë e BE”, tha Sela për news33.tv

Back to top button
LAJMET E FUNDIT