“Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”/ Rama “kërkon” simpatinë e të ftuarve të KS përmes fjalëve të Nënë Terezës

Shqipëria ka marrë kryesimin e Këshillit të Sigurimit, proces i cili do të zgjasë një muaj. Kryeministri i Shqipërisë teksa ishte i ftuar në New York, në rolin e Presidentit, mbajti një fjalim ku nuk la pa përmendur vlerat shqiptare autoktone për të fituar simpatinë e të ftuarve. Kreu i qeverisë përmendi historinë e mikpritjes së popullit shqiptar, kanunin dhe figurën e Nënë Terezës.
Në deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshilit të Sigurit përpara kryesimit të mbledhjes së parë, Rama tha se lufta në Ukrainë ka paraqitur sfida për të gjithë botën.
Rama u shpreh se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës , teksa theksoi se bota duhet bërë më e vogël për shkelësit.
“Dëmi shkatërrimtar për civilët përfshirë edhe nivelet alarmuese të pasigurisë ushqimore çështje shumë të rëndësishme. Lufta në Ukrainë paraqet sfida për mbarë botën. Vënia përpara përgjegjësisë për krimet, është kyçe për të rivendosur besimin e publikut te drejtësia. Siç e dimë çështja e llogaridhënies mbetet e rëndësishme. Shtetet që shkelin të drejtën ndërkombëtare duhet të vendosen përpara përgjegjësisë. Duhet të bëjmë gjithçka për të riangazhaur ndaj normave dhe vlerave dhe të rrisim përpjekjet për të zbatuar.
Është e rëndësishme që të punojmë së bashku. Duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të bërë botën më të vogël për shkelësit. Pandëshkueshmria duhet të mbetet histori”, tha Rama.
“Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”, ishte një shprehje e Nënë Terezës që Rama, ua kujtoi të ftuarve në sallë.
“Dua ta përmbyll duke nderuar një shqiptare të madhe, Nënë Terezën e Kalkutës, Shën Terezën e Shqipërisë, e cila ka thënë: “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”. Ne i ndezëm qirinjtë tanë dhe do të vazhdojmë kështu” , tha Rama mes të tjerave.