Nënshkruhet memorandumi me kompaninë spanjolle, Rama jep lajmin: Nesër do inaugurojmë…

Është nënshkruar në Madrit memorandumi mes Albagaz dhe kompanisë spanjolle ENAGAS.
Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe përfaqësues të ENAGAS.
Rama postoi foto nga momenti I nënshkrimit të marrëveshjes teksa shkruan “nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Albgaz dhe kompanisë prestigjoze spanjolle ENAGAS, për t’i hapur rrugë bashkëpunimit mbi një sërë projektesh të Qeverisë Shqiptare në sektorin e gazit. Po tërheqim çdo ditë e më shumë interesimin e kompanive më të njohura në Europë e SHBA në rrugën e transformimit të Shqipërisë në një pikë të rëndësishme hyrje e shpërndarjeje të gazit për gjithë rajonin”.
Ndër të tjera kreu I qeverisë dha edhe lajmin se nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon.
“Keni kryesuar përpjekjet e qeverisë suaj këtu për tranzicionin ekologjik jemi 100% me energji. Tashmë po investojmë në energjinë diellore. Nesër do të inaugurojmë nisjen e ndërtimin së parkut të parë diellor, i pari në rajon. I njëjti kapacitet dhe në të dytin sëbashku me Voltalia dhe francezët dhe po kështu po punojmë të bëjmë diçka edhe me erën. Me gazsjellësin Adriatik dhe ne jemi bërë tërheqës tani. Na shohin me interes ndryshe. Jemi shumë të lumtur të shohim që ka shumë kompani që janë të interesuara” tha Rama.