Nga Ramiz Alia tek Bajram Begaj, si janë zgjedhur 9 Presidentët e vendit, votat që ka marrë secili

Shqipëria zgjodhi Presidentin e nëntë prej 1991.

Një president është zgjedhur me dy mandate, por nuk e ka konsumuar mandatin e dytë, një ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit të parë, ndërkohë që të gjithë presidentët e tjerë kanë pasur një mandat parlamentar.

Tabela e hartuar nga ekspertët e Institutit të Studimeve Politike dhe që publikohet nga JavaNews.al tregon se mbështetja parlamentare ka vijuar të jetë në rënie prej 2002, kur është zgjedhur presidenti i fundit konsensual, dhe sidomos pas 2008 kur u ndryshua Kushtetuta.

Ndërkohë që presidenti aktual është zgjedhur me 56% të votave, i dyti me kuotën më të ulët mbështetëse pas Presidentit të zgjedhur në vitin 2012.

Dy gjetje me rëndësi nga database:

 Mbështetja parlamentare reflekton kryesisht raportet politike të momentit në parlament, jo raportet e të gjithë parlamentit me kandidatin për President. Votat kontestuese kryesisht lidhen me mosmarrëveshjet politike midis palëve dhe nga pritshmëria politike ndaj procesit & presidentit.

 Nuk janë shifrat e legjitimitetit dhe as përqindja e mbështetjes parlamentare ato që përcaktojnë suksesin apo dështimin e një Presidenti. Është vetë Presidenti që shkruan historinë e tij. Sondazhet e shumta kanë një të përbashkët se Presidenti me kuotat më të larta mbështetëse ishte ai i zgjedhur më 2002, ndërkohë që në tabelë ka presidentë me mbështetje të lartë parlamentare, por me një bilanc kritik në perceptimin publik dhe memorien institucionale.

Nga Ramiz Alia tek Bajram Begaj, si janë zgjedhur 9 Presidentët e vendit, votat që ka marrë secili

Back to top button
LAJMET E FUNDIT