Nis “dredhja” masive, “shuhet” Basha/ Berisha zbulon vendin e protestës: Duma, Çupi, Salianji e Pampuri konfirmojnë pjesëmarrjen

Sali Berisha e nisi ditën e tij të punës me një thirrje për qytetarët shqiptarë për t’iu bashkuar protestës së 7 korrikut.

Për herë të parë Berisha njoftoi edhe vendin ku do të zhvillohet protesta e 7 korrikut, përpara godinës së kryeministrisë.

Teksa Partia Demokratike është duke përgatitur strukturat për të siguruar pjesëmarrje të lartë pasditen e 7 korrikut, ajo që është ende e paqartë është sjellja e deputetëve që nuk e mbështesin dhe nuk e njohin Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, informon abc.

Megjithatë përtej krizës së brendshme, organizimi i një proteste kundër qeverisë pritet të bëj bashkë të gjithë deputetët demokratë.

Deputetja Flutura Açka thotë se rrethanat mund t’ia pamundësojnë pjesëmarrjen por qytetarëve i kërkon të protestojnë.

Partia Demokratike ka deklaruar se protesta do të organizohet nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, një organizim që do të bëj pjesë veç forcave opozitare edhe përfaqësues të shoqërisë civile./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT