“Një aventurier refuzon Evropën”/ Berisha për bojkotin e Ramës në BE: Vendimi u mor nga padroni në Beograd

Sali Berisha ka mbajtur sot në një tryezë diskutimi me ekspertë, diplomatë, akademikë e për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Berisha komentoi dhe bojkotin e vendit tonë ndaj samitit të BE-së, ku do diskutohet për Ballkanin Perëndimor, ndërsa u shpreh se kjo që po ndodh gjatë këtyre ditëve është përsëritje e asaj që ndodhi në vitet ’44-’45. Berisha tha se vendimi për bojkotin është marrë në Beograd.

Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në fundin e Luftës së Dytë Botërore ne u rreshtuam në krahun e zi të historisë, në krahun e kundër të vokacionit tonë si komb, identitetit tonë dhe vazhduam për 46 vite me radhë. Këto 30 vite ishin vitet të cilat motoja e rilindësve tanë që shpërtheu në rrugë në dhjetor të ’90, u bë një moto udhëheqëse për vendin, me synimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundër të historisë. Në këto vite ne po rreshtohemi përsëri në anën e kundër të historisë dhe kjo ndodhi para syve tanë. Ballkani i Hapur apo mini shengeni që u themelua në Novisad, sipas themeluesit të saj Aleksandër Vuçiç, 3 ditë pas samit u shpall se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria. Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale. Ky proces solli një përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, solli atë të cilën asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi një aventurier pa interesa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesën, nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret më parë në Beogrda, shpallet nga padroni i tij.”- tha Berisha.

Një ditë më parë, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia lanë të kuptohet se nuk do të jenë të pranishëm në takimin ku do të flitet për Ballkanin Perëndimor. Sipas Ramës, Shqipëria nuk do t’i nisë negociatat për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT