“Nuk dalim dot nga shtëpia”/ Babai i 20-vjeçares: Policët bënin humor kur shikonin videot e vajzës

Babai i 20-vjeçares që u kap nga vjehrri dhe vjehrra me të dashurin e saj në Librazhd, ka hedhur akuza të forta ndaj prindërve të dhëndrit të tij, e po ashtu edhe ndaj policisë, për të cilët tha se bënin humor teksa shihnin videot e vajzës së tij.
Ai shtoi se familjarët e dhëndrit të tij e morën në mbrojtje të dashurin e vajzës dhe kjo e shtyn të mendojë që e gjithë ngjarja ishte e inskenuar.
“U tronditëm. Më tha krushku shiko çfarë ka bërë vajza. VAta ishin 10 veta që kishin rrethuar atë djalin që thonë që janë të dashur. U mata ta godas. Ata nuk më linin. I thashë a je burrë vriti të dy. A i kape. I thashë pse ishte çelësi nga jashtë i derës. Kur fle gjumë çelësi lihet brenda. Kush e hoqi çelësi. Kjo është e mirëinskenuar. E futën vajzën në kurth.
Na fëlliqën imazhin.Nuk ulëm dot me një shok me një gjë. Lamë punën. Unë djali dhe vajza u larguam nga shtëpia. Vajza e vogël është larguar nga shkolla. Ajo ngjarje nuk ndodhi në shtëpinë time por në shtëpinë e ish-krushkut. Vajzën ata e kanë ndarë veç. Nuk ka ardhur asnjeri për të na ndihmuar që të zhvendosemi. Nuk më ka kërcënuar njeri. Policët bënin humor gjatë kohës që unë jepja dëshmi. Kur shikonin videot bënin humor me vajzën time. Dëshminë e vajzës e kanë marrë pa praninë time.“- ka treguar ai.