Pamjet nga ngjarja e rëndë në Teksas/ Një nga incidentet më vdekjeprurëse të trafikimit të qenieve njerëzore në Amerikë!

Një lajm i trishtë vjen nga Teksas, ku të paktën 46 persona janë gjetur të vdekur brenda një kamioni të braktisur në një paralagje të San Antonios.

Mediat e huaja shkruajnë se 16 të tjerë që ndodheshin brenda në mjet janë dërguar në spitalet e San Antonios.

Shefi i policisë, Eilliam McManus ka shtuar se tre persona janë shoqëruar në paraburgim, por nuk dihet nëse ata ishin “absolutisht të lidhur me këtë ngjarje të rëndë”.

Gjithashtu mediat e huaja kanë publikuar fotografi e video nga vendi i ngjarjes, ku shihet policia, ambulanca dhe zjarrfikëset.

“Daily Mail” shkruan se shkaqet e vdekjes së viktimave ende nuk kanë konfirmuar, por dyshimet e para janë për nxehtësinë ekstreme brenda në kamion. Sipas zyrtarëve, personat e mbijetuar kishin vuajtur nga dehidrimi dhe goditja nga vapa e madhe.

Zyrtarët kanë konfirmuar se nga 16 personat e mbijetuar, 12 ishin të rritur dhe 4 fëmijë.

Një nga incidentet më vdekjeprurëse të trafikimit të

Një nga incidentet më vdekjeprurëse të trafikimit të

Një nga incidentet më vdekjeprurëse të trafikimit të

Një nga incidentet më vdekjeprurëse të trafikimit të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT