Paralajmëron Berisha: Rama po thur me Vuçiç plane të kobshme për Kosovën

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së nisi me fjalën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u ndal në ngjarjen tragjike të mëngjesit, ku nga një atentat i ndodhur në Shkodër mbeti i vrarë një person. Sipas ish-kryeministrit, rendi në Shqipëri është në gjendje të rëndë dhe se qeveria shqiptare është e kapur nga bandat mafioze.

Berisha u ndal edhe tek rasti I të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, të cilin ish-kryeministri e cilësoi si “vrasësi serial i bandave të qeverisë”.

Ish-kryeministri nuk la pa përmendur dhe rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, e cila u refuzua në parlament. Sipas Berishës, kryeministri I vendit Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiç po përgatisin “plane të kobshme” për Kosovën.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Procedurat nuk duhet të na pengojnë për të parë realitetin dramatik shqiptar, pasi sot, zhvillimet në këtë vend tejkalojnë çdo lloj imagjinate. Sot Shqipëria është tërësisht në duart e krimit, vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër, policia dhe krimi janë një. Dhe se krimi godet në çdo skaj të vendit. Dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë, të cilat dora-dorës do të bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të qeverisë së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz, të kryqëzuara me të dhënat e prokurorive të vendeve të Beneluksit, Shqipëria rezulton, ministrat, drejtorët e saj, prokurorët e gjykatësit e saj, rezultojnë skllevër të krimit.

Ndërkohë ju e shihni se në mënyrë të papërmbajtur, shqiptartë shkasin çdo ditë e më thellë në vaarfëri e mjerim. Vetëm dy muajt e fundit, qeveria e Edi Ramaës ka grabitur përmes fondeve 300 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Çka ka bërë sot që mbi 300 mijë fëmijë të jetojnë në kufijtë e varfërisë ekstreme. Katastrofë paraqitet gjendja në fshatin shqiptar. Përveç faktit se fondet e përcaktuara në ndihmë të fermerit shqiptar janë më të ulëtat në rajon. Fondet që shkojnë direkt te fermeri janë 20 herë më të pakëta se në Kosovë. Nga 63 euro për hektar që shkojnë te fermeri në Kosovë, në Shqipëri shkojnë 3 euro, 40 euro vidhen nga qeveritarët.

Rinia është në një kërcënim të madh, e vërteta është Edi Rama, ky vasal i Akesandër Vuçiç ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël. Edi Rama Tirana e Edi Ramës dhe banjalluka e Dodikut, kanë qëndrim identik për vrasjet masakrat, genocidin që u krye në Kosovë gjatë operacionit Patkoi. Një rezolutë që paraqitëm për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, gjenocidin e viteve 1998-99 u refuzua nga Edi Rama, me pretekstin se ajo bie në kundërshtim me Ballkanin e Hapur, në të cilin Shqipëria është thjesht Beogradi i vogël. Në vitin 45 pasi Enver Hoxha mundësoi vërshimin e hordhive serbe në Kosovë dhe e dorëzoi atë te Tito, Edi Rama po thurr me Aleksandër Vuçiç, plane të kobshme për Kosovën dhe Shqiptarët në Kosovë. Edi Rama, ky Duman i pushtetit. Në nisin menjëherë diskutime në PD për këto çështje, të dalim në fushëbetejë. Çfarë presim ne, të shndërrohemi në shtojcë të Beogradit?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT