Pas Ramës dhe Abazoviç, në Ukrainë Macron, Scholz e Draghi/ Do vizitojnë qytetin ku u masakruan…

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi janë tre liderët e radhës që vizitojnë kryeqytetin ukrainas, Kiev, pas nisjes së luftës me Rusinë.
Teksa ditën e djeshme në Ukrainë ishte kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç, sot tre liderët evropianë do të jenë të radhës që do të zhvillojnë takim me presidentin Volodymyr Zelensky.
Macron, Scholz dhe Draghi udhëtuan drejt Kievit me tren, ndërsa pritet që ata të vizitojnë dhe Bucha-n, qytetin ku ukrainasit pretendojnë se ka ndodhur masakra më e madhe civile.