“Patrullon një anije e madhe në Mesdhe”/ Karamuço nxjerr “sekretet”: Janë nga inteligjenca ruse, mbledhin…

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News ka qenë eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.
Në studio, përballë gazetares Elisa Gjerani eksperti ka treguar se pranë Mesdheut është parë një anije me më shumë se 100 trupa pjesë e ekuipazhit duke patrulluar dhe ende nuk dihet qëllimi i saj.
Sipas Karamuços dyshohet se kjo është një anije nga inteligjenca ruse, e cila është duke mbeldhur inofrmacione nga përgatitja dhe gatishmëria e ushtrive në Mesdhe.
“Është parë një anije e madhe në Mesdhe, e cila mendohet të ketë më shumë se 100 trupa në ekuipazh. Kjo anije është parë disa herë duke patrulluar, pika me e afërt Siçilia.
Janë pjesë e inteligjencës ruse, mendohet se ata mbledhin informacione nga përgatitja e ushtrive në të gjithë Mesdheun dhe e çojnë atë në qendër. Tani ne jemi në një luftë …”– tha Karamuço.