Përsëritet historia/ Ç’ndodhi një vit më parë në hotelin e ish-kreut të ALUIZNI-t në Sarandë. Shpërtheu sapo u ndez drita

Mbrëmjen e sotme pati një shpërthim eksplozivi në Hotelin e Drejtorit të FSDKSH-së Sarandë, Mariel Murati, i cili më herët ka mbajtur postin e kreut të Kadastrës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po bëjnë këqyrjen e kamerave të sigurisë.
Por kjo nuk është hera e parë që ndaj hotelit të Mariel Muratit vihet tritol. Një vit më parë, në 9 shkurt të vitit 2021, në të njëjtin hotelin u vendos sërish një sasi tritoli në tarrace, e cila shpërtheu menjëherë pasi roja i godinës ndezi dritën.
Sipas policisë tritoli ishte i lidhur me rrymën elektrike, dhe sapo roja në atë kohë është futur brenda godinës dhe ndezi dritën shpërtheu dhe sasia e eksplozivit.
Nga ngjarja e vitit të kaluar nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale./ abcnews