Plaçkitja horror e të moshuarve/ Zbardhen detaje të reja, u morën dhe makinën e parkuar në oborr

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Vermosh pak orë pas mesnatës, ku një çift të moshuarish u grabitën nda disa persona ende të paidentifikuar.

Policia raporton se grabitësit kanë torturuar çiftin duke i lidhur, e më pas i ganë grabitur shtëpinë. Për t’u larguar ata kanë marrë automjetin që ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së çiftit, por gjatë arratisë kanë pësuar aksident me të. Për të shpëtuar nga policia, ata kanë grabitur një tjetër automjet, duke kërcënuar drejtuesin e tij me armë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT