“Privilegj të jem në shtëpinë e mijëra luftëtarëve“/ Pence nga kampi i muxhahedinëve: SHBA ju mbështet

Ish Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ndodhet në Shqipëri ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Ndalesa e parë pas mbërritjes në vendin tonë ishte në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë, ku ai ka mbajtur dhe një fjalim. Pence është shprehur se është një privilegj të jesh mes personash të cilët kanë luftuar për lirinë e Iranit.

“Kam udhëtuar mijëra milje për të qenë sot këtu pasi ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit. Ne ndajmë një parim për një Iran të lirë dhe demokraci të qëndrueshme. Dua të falënderoj të gjithë. Shumica jush keni kaluar situata shumë të vështirë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë në emër të lirisë. Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë.

Unë flas në këndvështrimin e shumicës amerikane. Populli amerikan janë me ju dhe ju mbështesin ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di brenda zemrës sime që shumica duke qenë përvoja ime që kam shërbyer ne kongres dhe duke qenë edhe zv president e di që shumë amerikanë kanë familjarët e tyre. 1.5 mln amerikanë kanë lindur në Iran.

SHBA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Amerika është pasuruar shumë nga kontributi i shumë iranianëve. Amerika është dhe do të jetë gjithmonë tokën e lirisë duke mbajtur përgjithmonë flakën e lirisë në përjetësi. Jemi krenar për komunitetin tonë dhe bashkohemi me zemrat tuaja për viktimat që kanë rënë për lirinë dhe ata që kanë vuajtur. Ne ju mbështesim. Zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë se gjithmonë”, deklaroi Pence.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT