“Projekt shumë i rëndësishëm”, Rama në Kuvend: Ja kur nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës

Kryeministri Edi Rama në Kuvend foli edhe një herë për projektin me Malin e Zi.
Rama tha se në shkurt do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës. Ndër të tjera tha se në datën 2 korrik do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hape Bypass i Vlorës.
“Ju përmendët urën e Bunës sepse është një projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë industrinë turistike, ku mjafton 1km urë për të evidentuar mbi 70 m të kapjes së veshit mbrapsh, por për të krijuar një burim shumë atraktiv.
Dhe duke qenë se ju mbani shifra, në shkurt të vitit të vitit të ardhshëm. Plani është që në shkurt së bashku me kryeministrin e Malit të Zi të fillojë puna për ndërtimin e punës. Jemi në fazën e projektit të detajuar. Po ndeshen me një situatë jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Shkurtin e ardhshëm fillon puna. Ashtu si në korrik hapet aksi Kardhiq-Delfinë, në 9 korrik hapet dhe Bayppas i Vlorës” tha Rama.