PS e propozoi për postin e Kreut të Shtetit, ja reagimi i Bajram Begajt

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, kryeministri Edi Rama zbuloi se partia rozë ka propozuar për kandidat për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Burime për media bëjnë me dije se Begaj, e ka pranuar propozimin nga PS-ja për President të Republikës së Shqipërisë.
Në një dalje për mediat pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama tha se do e telefonojë Begajn dhe se do të zhvillojë me të një takim sonte.
“Do ta telefonoj dhe do të kem një takim sonte me të nëse është në qytet. Ne do të zgjedhim presidentin ne seancën e ardhshme me mandatin që na kanë dhënë shqiptarët për të udhëhequr”, tha Rama.
Kush është Bajram Begaj?
Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.