“Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK-ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin?”

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar paralajmërimin e SPAK lidhur me publikimin e materialeve hetimore nga media.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:

“Thoma Gëllçin ish drejtorin e RTSH në fillim e arrestuan, pa e ditur nëse kishte ose jo shkelje.

Pastaj filluan të gërmojnë a kishte ndonjë shkelje dhe a ishte Thomai qe kishte bërë shkeljen?!

SPAK-ut i kanë dalë sekretet. Është e qartë shkelja dhe në gjuhën gjyqtarëve dhe prokurorëve ky quhet fakt i ditur botërisht!

Pyetje: Pse nuk arrestohen 3 prokurorët e SPAK -ut pastaj të gjejnë kush e nxorri sekretin???”, nënvizon Dervishi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT