“Rama nuk lëshon asgjë”/ Salianji: Nuk do ta votoj Begajn për President por…

Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të votojë për zgjedhjen e Bajram Begajt si President edhe pse do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare.

Duke folur për mediat jashtë Parlamentit, Salianji tha se nga procesi i zgjedhjes së Presidentit nuk është fituar asgjë sepse sipas tij, Rama nuk lëshon asgjë.

“Partia Demokratike është djegur, por mban kosto nga e kaluara. Që nga nisja e këtij procesi, kam qenë kundër uljes me Edi Ramën. Është pa diskutim për të ardhur keq që ka përfaqësues të PD-së që nga padijenia politike, ulen dhe krijojnë perceptime sikur PD po merr pjesë në proces.

Nuk kemi fituar asgjë nga ky proces, Edi Rama nuk lëshon asgjë. E nxori Presidentin nga zarfet e tij. Jam këtu për të respektuar institucionet. Unë nuk do të marrë pjesë në votim. Nuk jam për bojkot, por s’do marr pjesë në votim” – tha Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT