“Rama shkoi si Çeço në samitin e BE”, Spiropali i përgjigjet Tabakut: Dje i thonit vëllai i Vuçiç, sot…

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali I është përgjigjur deputetes së PD, Jorida Tabaku e cila tha se “Rama shkoi si Çeço” në samitin e BE.

Ajo tha se kur kryeministri Edi Rama tha se nuk do të shkonte ata e quajtën vëllain e Vuçiç, ndërsa tani thonë se e kanë detyruar të shkojë.

“Këtë garë që e keni me njëri-tjetrin doni ta transferoni tek ne dhe kusuri ynë të vijmë këtu dhe t’ju përgjigjemi ju, doni edhe kryeministrin madje t’ju përgjigjet, se nuk ka punë mjaftueshëm në samitin e BE-së, ku sipas zukatjeve të Joridës paska vajtur me një këmbë, se para dy ditësh thoshit nuk do të shkojë, tradhtari, vëllai i Vuçiçt.

Kur kryeministri deklaroi se po shkonte thatë: e detyruam ne se ju s’dini ç’thoni, shumë e thjeshtë është. Ka punë të tjera shumë më të rëndësishme, por taksirati im s’kam çfarë bëj”, tha Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT