Rama viziton Kievin të martën/ Mediat malazeze zbulojnë detajet, ja kush e shoqëron

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të martën kryeqytetin Ukrainas, Kievin.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat malazeze, të cilat raportojnë se kryeministri shqiptar do të shoqërohet nga homologu i tij në Malin e zi, Dritan Abazoviç epo ashtu dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ideja e vizitës është dhënë nga Abazoviç.
Mësohet se Rama do të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Rama do të ishte kryeministri i dytë në botë që do të vizitonte Kievin, pas atij të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.