RENEA në Kiev, si po ruhen Rama dhe Abazoviç?
Forcat speciale RENEA janë shfaqur në Ukrainë duke shoqëruar dy kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
RENEA po siguron mbrojtjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Malit të Zi, Dritan Abazoviç, gjatë vizitës së tyre në Ukrainën e përfshirë nga lufta.
Në vizitën e parë zyrtare të Ramës, forcat speciale janë pjesë e sigurisë për shkak se ushtria dhe policia janë te ngarkuara me situatën e krijuar.
Të pranishme janë edhe forcat speciale të Malit të Zi.
Gjithashtu element kyç i mbrojtjes së tyre janë edhe forcat ushtarake të Ukrainës.