“Rrëfehu sot para votimit”/ Kokalari, ultimatumin Këlliçit: Ti e di shumë mirë që unë nuk flas kot dhe çfarë informacioni disponoj

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka dalë sot me një ultimatum tjetër për deputetin e PD-së, Belind Këlliçi.

Pasi dje i bëri thirrje për transparencë për votimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe e akuzonte për lobim, sot Kokalari i kërkon përsëri Këlliçit të flasë para mbledhjes së Kryesisë, pasi ajo në të kundër mund të nxjerrë informacionet që disponon.

“Kërkesa #2

Belind Këlliçi e di shumë mirë që unë nuk flas kot. Ai gjithashtu e di shumë mirë çfarë informacioni disponoj.

Bën mirë të përgjigjet përpara votimit të sotëm.

A kanë hyrë 30 të rinjtë në Kryesi me meritokraci apo ka pasur manipulim votash?”, shkruan Kokalari./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT