“Rrezikohet shpërthim municionesh”/ Ministria e Mbrojtjes ngre ALARMIN për zjarrin në ishullin e Sazanit

Prej disa orësh ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e zjarrit. Ministria e Mbrojtjes njofton se zona si paraqet rrezik, pasi i një ish-repart ushtarak në vendin ku ka shpërthyer zjarri ka municione të pashpërthyera.

Ndërkohë që në terren ndodhet ushtria dhe punonjësit e ADZM-së, të cilët po punojnë për fikjen e zjarreve.Për shkak të terrenit të vështirë, puna për shuarjen e zjarreve është gati e pamundur. Forcat në terren po përdorin mjete rrethanore.

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes:

Si pasojë e riaktivizimit të vatrës së zjarrit në zonën jugore të ishullit të Sazanit, që prej mesditës së të dielës, 61 efektivë të Forcës Detare dhe asaj Tokësore, por edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe forcat zjarrfikëse të Vlorës janë angazhuar për shuarjen e flakëve në ishull.

Terreni dhe bimësia e dendur kanë vështirësuar tej mase ndërhyrjen e trupave, ndërkohë që si një ish-repart ushtarak, rrezik paraqesin dhe municionet e pashpërthyera.

Trupat në terren vazhdojnë përpjekjet edhe gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që janë marrë masa për zëvendësimin dhe shtimin e tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT