Rrugëtimi i Begajt drejt Presidencës kalon nga Meta/ Balla: Nëse larg qoftë na krijohet ngërç kemi menduar…

Kandidati i propozuar nga Kryesia e PS-së për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha gjatë mbledhjes se Presidenti aktual, Ilir Meta duhet të lirojë nga funksionet Bajram Begajn, teksa uroi që “kjo të mos jetë beteja e radhës me kreun e shtetit”. Fjala e Ballës erdhi gjatë kohes qe njoftoi mediat të largohen, nderkohe qe transmetimi live ne faqen e Kryeministrise vazhdoi dhe per disa minuta me shume.

Megjithatë shtoi Balla “me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Ligjore kemi menduar menduar mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin aktual.”

“Kandidati për President ka depozituar tek Ministri i Mbrojtjes, natyrshëm te Kryeministri, kërkesën për dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së FA. Është një aspekt i rëndësishëm sepse pasi ligji e parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqjen dhe të lirohen përpara se të zgjidhen.

Kjo procedurë do përfshijë brenda minutave në vijim edhe presidentin aktual, i cili duhet të bëjë lirimin dhe besoj se kjo s’do jetë beteja e radhës me Presidentin aktual.

Megjithatë me kryetarin e komisionit të çështjeve ligjore kemi menduar menduar mënyrën e zgjidhjes nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin aktual”, tha Balla dhe ne kete moment Kryeministria e ka ndërprerë trasmetimin Live ne faqen e Edi Ramës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT