Sa iu kushton “kartoni”/ Ja kush janë 10 futbollistët më të paguar të Kombëtares shqiptare

Futbolli mbetet një nga sportet më të paguara në botë, dhe që derivon po ashtu në përfitime të tjera për futbollistët. Por, kush janë futbollistët shqiparë më të paguar?
Viti 2022 në nivelin individual ka qenë i mirë për disa nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë, që e kanë rritur vlerën në treg.
Vlera totale e 10 futbollistëve më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare është 89 milionë euro.
Berat Gjimshiti mban vendin e parë. Mbrojtësi është lojtari i kombëtares që ka vlerën më të lartë në Transfermarkt. Lojtari i italianëve të Atalantës vlerësohet me 20 milionë euro dhe lë pas Marash Kumbullën dhe Armando Brojën.
Të dy vlejnë 18 milionë euro sipas faqes së specializuar për çmimet e futbollistëve. Pesëshja e parë mbyllet nga dy lojtarë të tjerë që aktivizohen në Serie A.
Nedim Bajrami vlerësohet me 10 milionë euro, kurse Elseid Hysaj 7 milionë euro. Katapultim për Endri Çekiçin, pas sezonit të mirë me Konyaspor në Turqi. Mesfushorit i ka shkuar vlerë 5 milionë euro.
Lista:
Berat Gjimshiti
Marash Kumbulla
Armando Broja
Nedim Bajrami
Elseid Hysaj
Endri Çekiçi
Kristjan Asllani
Myrto Uzuni
Giacomo Vironi
Ardian Ismajli