Sali Berisha kërcënon Bashën e Alibeajn: Më 7 korrik të qendrojnë në shtëpi

Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët të jenë pjesë e protestës që do të zhvillohet në 7 korrik në orën 19:00.

Kreu i PD-së tha se ftesa është për të gjithë shqiptarët me përjashtim të ‘Alibashës’, siç shprehet ai, referuar këtu Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Për këtë të fundit, Berisha tha se nuk do t’ia këshillonte që të vinte në protestë.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç Alibashës, që është i marë peng nga qeveria.

Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratët”, tha Berisha në Euronews.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT