Samiti i “Ballkanit të Hapur” në Ohër, mes liderëve rajonalë edhe djali i Sorosit

Samiti i “Ballkanit të Hapur” ka nisur mbrëmjen e sotme në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe do të mbahet dhe nesër. Pritet që të firmosen katër marrëveshje të rëndësishme që lehtësojnë më tepër tregtinë mes vendeve të rajoni.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në Ohër, ndërkohë që takimit për herë të parë i janë bashkuar edhe Mali i i Zi dhe Bosnja, edhe pse jo me rol vendimmarrës.

Por në këtë Samit nuk janë të ftuar vetëm dy liderët e Malit të Zi dhe Bosnjës, por dhe djali i filantropit George Soros, Alex Soros. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që ai ju bashkohet takimeve të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT