“S’do rrëzojmë qeverinë për një vrimë”, Shperthën Açka: Ky shtet mban erë seks!

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e ka rikthyer vëmendjen te rasti i rëndë në Librazhd, ku një 20-vjeçare u dhunua nga vjehërri dhe vjehrra e saj pasi u kap me të dashurin.

Duke kritikuar ashpër mënyrën se si ky rast u trajtua, Açka i bëri thirrje SPAK-ut, që të hetojë pasi sipas saj në këtë çështje janë të përfshirë struktura të larta shtetërore, ndërsa përmendi se një gjykatës ka dashur ta mbyllë dosjen me shpejtësi.

“Të vendosësh një grua në qendër të blororisë shqiptarë, s’është ndonjë far shteti që justifikoni rrogat, jo një  shtet që bën sehir para këtij krimi, se krim nuk janë vetëm armët apo droga. Këto i quajtën qasje malinje. Shiheni se çfarë ndodhi, hynë në intimitetin e saj pa leje, me çizme me baltë. I heqin batanijen që ta shohin të zhveshur, marrin edhe një zogori dëshmitarësh që shuajnë epshet, i kujtojnë bukën e ujin që e kanë dhuratë prej tyre, e hedhin në internet, është krim, thërrasin policinë dhe polici  tallet me situatën, ajo përfundon në spital pa asnjë lloj ndihme, burri e kërcënon se do ta vrasë, vëllai e kërcënon ta vrasë.

Ky shtet bie era seks. Janë regjistruar shumë në kompani shtetërore, që nuk janë paraqitur asnjëherë në punë, shugar girls, që shkojnë e vijnë në ambasada e paguhen me taksat e qytetarëve. Kam të dhëna të sakta nga të huajt. Ajo ka shpëtuar vetëm nga fakti se bastuni nuk ishte automatik se do të ishte harruar. I bëj thirrje SPAK-ut të hapë dosjet se kam bindjen se janë përfshirë strukturat shtetërore, le të hyjnë dhe do të zbulojnë shumë gjëra. Është përfshirë një eksponent i lartë shtetëror, një gjykatës i cili nxitoi të mbyllte çështjen se e tha fare qartë,  s’do të rrëzojmë qeverinë për një vrimë”, tha Açka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT