SHBA furnizoi Ukrainën me raketat e fuqishme/ Kërcënon Rusia: Perëndimi po rrezikon shumë

Rusia ka lëshuar një kërcënim të hapur për SHBA-të dhe vendet e NATOS, pas vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të furnizuar Ukrainën me sisteme dhe municione të avancuara raketash.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti se Moska e sheh paketën e ndihmës ushtarake amerikane me raketa me rreze të gjatë ndaj Kievit si “jashtëzakonisht negativisht”. Ai theksoi se Perëndimi po rrezikon një përballje të ashpër, ndoshta dhe të armatosur Rusi-NATO.

Armët, të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, synojnë ta ndihmojnë atë të godasë forcat armike nga një distancë më e gjatë. Deri më tani, SHBA-ja kishte refuzuar të furnizonte artilerinë me rreze të gjatë, mes frikës se mund të nxiste një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë.

Por, Biden tha se ndihma vdekjeprurëse do të forconte pozicionin negociator të Kievit kundër Rusisë dhe do të bënte akoma më të mundshme një zgjidhje diplomatike.

Presidenti i Ukrainës Zelensky deklaroi nga ana tjetër se vendi i tij “nuk ka ndërmend të sulmojë Rusinë”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT