Sherr i dhunshëm në Ksamil/ Familja përplaset me pushuesit e huaj, njëri prej tyre niset me helikopter drejt “Traumës” (EMRAT)

Një sherr i dhunshëm është regjistruar ditën e sotme në Ksamil.

Bëhet me dije nga burime për mediat se tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur pas një sherri me disa shtetas të huaj. Mësohet se Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti janë rrahur keq dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që pas konfliktit një prej anëtarëve, Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.

Sa u përket autoriteteve, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e sherrit me tre të plagosur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT