Sherr mes dy të rinjve dhe kamerierit për lekët e shezlongëve, një person përfundon në spitalin e Lezhës

Një sherr sërish për shezlonge ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Bëhet me dije se konflikti ka nisur mes kamerierit dhe dy djemve pushues. Kamerieri ka qenë duke mbledhur lekët e shezlongeve kur është përplasur dhe me dy të rinjtë.

Sherri ka nisur për lekët e shezlongëve dhe më pas ka përfunduar në përplasje fizike, ku për pasojë ka mbetur I plagosur kamerieri.

Punnjësi ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po puno për zbardhjen e ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT