“Shqiptarët e dinë ku u pikon çatia”/ Ish-ambasadori Ryerson: Është koha për ndryshim, pyetini vetë politikanët…

I ftuar ditën e sotme në emsionin ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë ish-amabasadori i parë i SHBA-ve në Shqipëri pas rënies së komunizmit, William Ryerson.
Në një bidesë të drejtëpërdrejtë me gazetarin Thimi Samarxhiu, ish-ambasadori është shprehur se ndihet i lumtur për progresin që ka bërë Shqipëria, teksa sipas tij tashmë ka ardhur koha për ndërrimin e gjeneratave dhe progresin e vendit.
“Çdo gjë të bëhet ashtu siç është bërë deri më tani. Unë jam i lumtur për ta parë këtë ndryshim. “- tha ambasadori.
Ndërkohë që i pyetur nga Samarxhiu se kush janë këtë ndryshimbërës që i duhen vendit, Ryerson ka treguar se u refereohet të rinjve shqiptarë.
“Besoj se ju e di se kush janë, ata janë të rinjtë shqiptarë.”-vijon ish-ambasadori.
Në vijim të bisedës ish-ambasadori Ryerson është pyetur nëse klasa e vjetër politike do të jetë aq e gatshme sa për t’i hapur rrugë të rinjve shqiptarë.
“Mendoj se duhet t’i pyesi ata persona vetë. Tani është koha për ndryshim dhe unë e kam përzemër që ju dëshironi të ecni para. “- tha Ryerson.
Ish-ambasadori është pyetur gjithashtu edhe për marrjen e presidencës së Këshillit të Sigurimit nga ana e Shqipërisë në OKB.
“Ky është një gur tjetër i kurorës që tregon se Shqipëria ka progres. Është pjesë e botës përsëri, Shqipëria i është bashkuar botës.”- tha ish-ambasadori.
Në fund, gazetari Samarxhiu e ka pyetur gjithashtu ish-ambasadorin e parë të SHBA-ve në Shqipëri edhe për një mesazh drejtuar të rinjve që supozohet të jenë ndryshimbërësit.
“Dëshiroj të theksoj se të gjithë shqiptarët e dinë se ku pikon çatia dhe ata e dinë se ku janë problemet në çatinë e tyre dhe ku duhet të rregullohen.”- përfundoi fjalën e tij ish-ambasadori Ryerson.