Shqiptari arratiset me “Dum-Dum”/ “Fast & Furios” në rrugët e Vatikanit, policia i vihet pas

Gjithmonë shpërndahen nëpër media të huaja “çmenduritë” që bëjnë shqiptarët në botë, teksa po njëlloj është edhe lajmi i fundit i bërë publik nga mediat italine.
Bëhet me dije se një shqiptar është “arratisur” nëpër rrugët e Romës. I ndjekur nga policia dhe karabinierët ai ka refuzuar që të ndalojë.
Ndjekje filmike nëpër rrugët e Romës mes një “Dum-Dumi” dhe një makine policie dhe karabinierësh.
Një 39-vjeçar shqiptar, i cili lëvizte kundravajtje në rrugët e Vatikanit me një “Dum-Dum” i ka detyruar policët që të qëllojnë në drejtim të rrotave për ta ndalur.
39-vjeçari shqiptar me precedentë të ndryshëm penalë kaloi përmes San Pio X, në drejtim të San Pietro.
Edhe pse agjentët qëlluan në drejtin të rrotave të tij, ai nuk ndaloi.
Më pas një nga karabinierët i është hedhur sipër në pjesën e sediljes së shoferit për ta ndalur me forcë duke përdorur edhe paralizuesin elektrik. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur vetë shqiptari dhe dy policë italianë.
Ata u dërguan menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shqiptari u arrestua.