Shqiptari i shpëtoi atentatit në Belgjikë, Hoxha tregon se kush e donte të vdekur Erion Hasanbelliun

Erion Hasanbelliut iu bë atentat të shtunën në Belgjikë, ndërsa ndodhet në spital. Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në një emision televiziv, ka bërë me dije se ngjarja lidhet me trafikun e kokainës dhe pazaret e vjetra.
Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim, Kasandër Nogën, pasi dyshimet kryesore bien mbi të, për shkak të hasmërisë që kanë prej rreth 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për vrasjen në Sanatorium ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Sakaq, gazetari thekson se kur drejtësia nuk funksionon, rivalët bëjnë vetëgjyqësi.
Erion Hasanbelliut iu bë atentat të shtunën në Belgjikë, ndërsa ndodhet në spital. Gazetari Artan Haxha në studion e ABC Live bëri të ditur se ngjarja lidhet me trafikun e kokainës, si dhe pazaret e vjetra.
Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim, Kasandër Nogën, pasi dyshimet kryesore bien mbi të, për shkak të hasmërisë që kanë prej rreth 20 vitesh. Kasandër Noga është i njohur për vrasjen në Sanatorium ku u eliminua babai i Hasanbelliut. Sakaq, gazetari thekson se kur drejtësia nuk funksionon, rivalët bëjnë vetëgjyqësi.
Hasanbelliu është qëlluar nga mbrapa. Nuk është e zakonshme të ndodhin në Belgjikë këto. Është tentuar që ai të eliminohet. Lajmi fillestar është që u vra. Autorët e kanë lënë aty me idenë që kanë humbur jetën. belgët kanë shpallur në kërkim Kasandër Nogën. Ata dyshojnë se është i përfshirë. Prokurorët belgë do ju shtohet edhe një çështje tjetër. Urojmë që ky ti mbijetojë atentatit dhe të ketë parë. Është një ngjarje që dëshmon se kur nuk funksion drejtësia rivalët e bëjnë vetë”, tha Hoxha.